Futboll Premier League Sport

NDESHJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Trajneri Lampard: Jemi dy klube të mëdha që kemi pasur….

U rikthye në “Stamford Bridge” për ta drejtuar Çelsin në një sezon pa merkato për shkak të pezullimit nga FIFA, por Frenk Lampard nuk do të dëgjojë asnjë ankesë nga lojtarët e tij për këtë pjesë. Dhe aq më tepër, ta përdorë si alibi përpara debutimit të tij në Premier Ligë si trajner, sot në “Old Trafford”.

Do të jetë një ditë e paharrueshme për 41- vjeçarin, i cili rikthehet si trajner dhe premierën do ta ketë kundër rivalëve të vjetër të Mançester Junajtid. “Nuk dua që lojtarët e mi të flasin për merkaton. Ua thashë këtë që në takimin e parë me ta. Nuk dua të flitet për ulje standardi, për diçka që mund të jetë një avantazh për ne. Teksa hidhja sytë në dhomë, shikoja lojtarë klasi gjithandej dhe një skuadër plot me cilësi. A mund të vazhdojmë të mbetemi konkurrues në këtë pozicion? Besoj se mundemi.”

frenk lampard

Lampard, i cili la Derbin pas vetëm një sezoni në stol, kërkon nga skuadra e tij që opinionet negative për shanset e Çelsit, ata t’i përdorin si motivim për t’u konfirmuar të kundërtën kritikëve: “Më pëlqen të dëgjoj parashikimet në radio që thonë se ne nuk jemi për katër vendet e para. Sepse do të thotë se ka një sfidë dhe nuk ka motivim më të mirë në futboll sesa t’ua provosh të tjerëve se e kanë gabim. Sigurisht që objektivi i këtij klubi është të luajë në Champions çdo vit. E bëmë  vitin e shkuar dhe do të doja të ishim të gjendje ta bënim sërish. Nuk vendos objektiv vendin e katërt, por jemi realistë. Duhet të punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar. Sezonin e shkuar Mançester Siti dhe Liverpuli treguan se kanë një diferencë me të tjerët”.

Pastaj komenti për supersfidën e sotme: “Jemi dy klube të mëdha që kemi pasur sukses në 20 vitet e fundit. Ne kemi të njëjtën ide, duam të jemi të suksesshëm dhe të bëjmë lojën tonë. Është ndeshje e madhe për të dyja skuadrat dhe luhet në një stadium të pabesueshëm”.

Related posts

PARALAJMËRON KAMPIONIN KHABIB/ Justin Gaethje: Grushtet e mia shkaktojnë dëme dhe gjak

Delo.autor

Neymar në ditëlindjen e së motrës, mungon Bruna Marquezinhe (FOTO)

Q.Autor

NANI VAZHDON SHKËLQIMIN/ I kundërpërgjigjet SUPERGOLIT të Higuain më një realizim të “çmendur” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment