Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-INTER/ Dilemat e trajnerëve janë në mbrojtje, ja formacionet e mundshme

De Ligt apo Kielini? Bastoni apo Godin? Këto janë dy nga dilemat që kanë trajnerët Sarri dhe Konte për ndeshjen e sotme.

Nëse pjesa tjetër e skuadrës duket thuajse e plotësuar, mbeten ende disa pikëpyetje për repartin defensiv. Bardhezinjtë do të konfirmojnë skemën 4-3-3, me Kuadradon të avancuar, Dibalën dhe Ronaldon, ndërsa në mesfushë Matuidi në balotazh me Rabionë.ju

Në radhët e zikaltërve, dyshja Lautaro-Lukaku do të jenë në sulm, të mbështetur nga Kandreva dhe Jang nga krahët. Në mesfushë konfirmohet Vesino-Barela-Brozoviç, ndërsa Bastoni sfidon Godinin për një fanellë titullari. Në portën e Interit rikthehet Samir Handanoviç.

in

Related posts

“ËNDRRA” E TRAJNERIT SPANJOLL/ Emery: Arsenali mund ta arrijë nivelin e Manchester Cityt

Isa.Autor

NORWICH-ARSENAL/ Pukki ndëshkon “Topçinjtë”, por VAR i fal dy penallti Aubameyang (VIDEO)

Delo.autor

Policia thirrje tifozëve për ndeshjen ndaj Izraelit: Hajdeni 3 orë para në stadium

Isa.Autor

Leave a Comment