Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ARMANDO BROJA NË HISTORI/ Debuton me ekipin e Chelseat në fitoren ndaj Everton (VIDEO)

Armando Broja ka debutuar më në fund me ekipin e parë të Chelseat. Pikërisht në përballjen e sotme, atje ku është fituar me rezultatin 4-0 ndaj Evertonit.

Shumë pritje për sulmuesin shqiptar, që tërhoqi vëmendjen me golat e shumta që ka shënuar tek të rinjtë.

Debutimi në fushën e lojës erdhi në minutën e 84, për të dëgjuar duartrokitjet e para në “Stamford Bridge”.

Broja do të zinte vendin e Giroud, ndërsa nuk kishte mundësinë për të lënë gjurmë në ato pak minuta që iu dhanë nga Lampard.

Gjithsesi kjo është një arritje në karrierën e këtij djaloshi të ri, pasi është vetëm 19-vjeç dhe nëpërmjet akademisë tashmë gjendet te Chelsea A duke fituar edhe besimin e trajnerit të parë.

VIDEO

Related posts

Mbappe pranon dështimin: Reali ishte i një niveli tjetër krahasuar me PSG

Q.Autor

MERKATO E JANARIT ENDE LARG/ Pogba drejt kalimit tek Real Madrid, por pengesë bëhet…

Delo.autor

RIKTHIM I BUJSHËM TEK ARSENAL/ Ozil prodhon asistin e jashtëzakonshëm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment