Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet derbi i Italisë Juventus-Inter. Rezultati 2-0

Starton kryendeshja e Serisë A mes Juventusit dhe Interit. Një përballje tepër vendimtare për sa i përket titullit kampion. Edhe pse luhet pa tifoza, për shkak të panikut të shkaktuar nga Koronavirusi, në fushën e lojës pritet të jetë një duele tepër i luftuar.

6 është diferenca e pikëve mes Juventusit dhe Interit, ndërkohë që bardhezinjtë kanë 1 ndeshje më shumë se zikaltërit. Për sa i përket përballjes së fazës së parë, ishte skuadra e Sarrit ajo që triumfoi me rezultatin 1-2 në “San Siro”. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Ja si rreshtohen Juventusi dhe Interi.

 

LIVE| JUVENTUS – INTER 2-0
Ramsej 54′, Dibala 68′

79′ Karton i kuq për Interin. Portieri i dytë i Interit Daniele Padeli penalizohet për protesta të vazhdueshme.

68′ Gol spektakolar. Paulo Dibala realizon me të majtën 10 minuta pasi hidhet në fushë. Interi çmontohet.

58′ Ndryshime në skuadra. Dibala merr vendin e Dagllas Kostës, kurse Konte ul Barelan për Eriksenin.

54′ Juventus zhbllokon sfidën. Aksion i mirë i bardhezinjve, mbrojtja e Interit e përgjumur dhe Aron Ramsej ndëshkon zikaltërit.

46′ Nis pjesa e dytë në “Allianz Stadium”

45′ Mbyllet pjesa e parë në “Allianz Stadium”. Juventus dhe Inter prodhojnë raste, por jo gola.

36′ Brozoviç silur drejt portës së Juventusit. Shezni ndalon rastin më të vështirë deri tani të Interit.

32′ Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Interin, por Lautaro godet murin.

27′ De Vraj godet me kokë, por topi kaloj jashtë portës.

22′ Kuadrado driblon bukur, por Eshli Jang i heq topin.

20′ Provon dhe Kandreva të shënojë. Mesfushori i Interit godet bukur, por jo saktë nga jashtë zonës.

19′ De Ligt godet me kokë, por topi përfundon mbi kuadrat.

14′- Handanoviç vendimtar. I mohon golin Ronaldos.

12′- Ronaldo jep shkëndijën e parë të takimit. Godet drejt Handanoviçit.

11′- Interi pretendon për penallti. Bonuçi kontrollon topin me këmbë dhe mban dorën të mbledhur. Vazhdon loja.

1′ Fillon supersfida.

 

Related posts

U DËMTUA NDAJ ZVICRËS/ Ja kur kthehet në fushë Chiellini

Delo.autor

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Barella: Nuk do ta harroj këtë vit. Me atë kam një miqësi të sinqertë

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Skënderbeu. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment