Futboll Sport

PAS 6 SEZONESH ME LIVERPOOL/ Portieri Mignolet transferohet në kampionatin belg tek…

Simon Mignolet largohet pas 6 sezonesh me Liverpulin, dhe transferohet në kampionatin belg.

Nga sezoni i ardhshëm portieri do të mbajë veshur bluzën e Klub Bruzh, me të cilët shpreson të arrijë suksese të mëdha. 31-vjeçari u transferua në 2013-të nga Sandërlendi, dhe që në sezonin e parë ishte një nga lojtarët kryesor të skuadrës, që drejtohej nga Brendan Rodxhers.

Pas transferimit të Alison, një sezon më parë, belgu e humbi vendin e titullarit, dhe kjo ka bërë që ai të kthehet në kampionatin e vendit të tij.simonmignolet

Në sezonin e fundit ai u aktivizua vetëm në dy ndeshje me Liverpulin, me të cilët fitoi edhe Ligën e Kampionëve, dhe tani do të nisë një aventurë të re.

Related posts

UELLSIANI DREJT LARGIMIT NGA “BERNABEU”/ Gareth Bale ofertë joshëse nga një tjetër klub kinez, ja rroga “faraonike”

Delo.autor

Mjeku specialist lëshon ‘bombën’ për vdekjen e futbollistit: Ndodh 1 në 100 mijë raste

Q.Autor

BOMBASTIKE dhe NUDO/ Holly Peers, muza e Manchester City për dëmtimin e De Bruyne

Isa.Autor

Leave a Comment