Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI NUK NDAL JUVENTUSIN/ Kampionët e Italisë gjunjëzojnë Interin dhe ngjiten në krye

Juventusi fiton derbin e Italisë me Interin duke u rikthyer në krye të renditjes së Serisë A. Bardhezinjtë vulosën fitoren me golat e Aron Ramsejt dhe Paulo Dibalës. Skuadra e Mauricio Sarrit kryeson kampionatin me 63 pikë, kurse Inter ndalet në kuotën e 54 pikëve (me 1 ndeshje më pak) duke u larguar ndjeshëm nga titulli kampion.

Pjesa u parë u mbyll me rrjeta të paprekura teksa Handanoviç dhe Shezni u treguan në lartësinë e duhur duke frenuar goditjet e Ronaldos dhe Brozoviçit.

Por, në pjesën e dytë “Zonja e Vjetër” erdhi me moral tjetër dhe kaloi në avantazh në minutën e 54-rt. Më pas, Dibala erdhi nga stoli dhe realizoi një gol përrallor ndaj Interit. Më pas për Juventusin ishte gjithka e lehtë për t’u administruar.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Laçi: Fantastik Danilo Alvesh, traversa i mohon golin me ROFESHATË (VIDEO)

Isa.Autor

DEL E VËRTETA/ PAMJET E REJA tregojnë se McGregor nuk ka qenë I PAFAJSHËM (VIDEO)

Isa.Autor

Aktrimi i Pepes është për çmim “Oscar”, legjenda angleze epik: Ai është ende një k.. (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment