Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Superliga e Kosovës sfidon kampionatet e rajonit, luan futboll, por pa… tifozë

Në Kosovë ende nuk ka mbërritur Koronavirusi, por masat për ta parandaluar atë kanë filluar të merren në futbollin kosovar.

Sa u përket trevave ku shtrihen shqiptarët, Kosova mbetet vendi i vetëm ku këtë fundjavë luhet futboll, por natyrshëm jo në kushte normale, pasi ndeshjet e kësaj fundjave do të luhen pa praninë e tifozëve.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës ka prekur edhe botën e sportit.

Përmes një njoftimi në orët e vona të së mërkurës mbrëma, kjo ministri ka rekomanduar që aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura, pa praninë e tifozëve apo spektatorëve.

Kështu që, klubet e Superligës kosovare kanë vijuar normalisht përgatitjet për përballjet e javës së 23-të, të cilat do të zhvillohen në dy ditë, nesër dhe pasnesër. Skuadrat e kreut luajnë në shtëpi këtë fundjavë, por mosprania e tifozëve pa dyshim që ndikon te këto ekipe që luftojnë për titullin kampion, një betejë e shtrirë mes katër klubeve të para, Ballkani, Drita, Gjilani dhe Prishtina.

Duke parë që fqinjët i kanë pezulluar aktivitetet nga epidemia e Koronavirusit, edhe pse në Kosovë luhet, klubet kanë nisur të marrin masat parandaluese. Federata e Futbollit e Kosovës doli me një njoftim ku kërkohej që klubet të dezinfektonin ambientet sportive. Po ashtu u kërkua që as lojtarët dhe pjesët e stafeve të klubeve të mos përshëndeten.

Klubi i parë që ka reaguar duke i dezinfektuar dhomat e zhveshjes dhe stadiumin në përgjithësi, është lideri i Superligës, FC Ballkani. “FC Ballkani është shtëpi e madhe dhe ka zot shtëpie. Shëndeti është primar”, shkruhet në fotot e postuara nga klubi në faqen zyrtare në “Facebook”. Ndërsa SC Gjilani ka vendosur ta mbyllë përkohësisht edhe shkollën e futbollit, me përjashtim të grupmoshës U-17 dhe U-19.

Related posts

DISIPLINA ITALIANE MERR MASA TË RËNDA/ 7 gjyqtarë pezullohen pas abuzimit me fondet e…

Delo.autor

“SEKRETI KA QENË TË GJESH VETEN”/ Andre Silva: Ja pse nuk funksionoi me Milan dhe u largova

Delo.autor

LEGJIONARËT/ 2019-ta nis mirë për të besuarit e Panuccit, lënë gjurmë në ndeshjet e para

Delo.autor

Leave a Comment