Futboll

UEFA mund t’i përjashtojë për 10 vite, tifozët e Flamurtarit: SkënderBET kategoria inferiore të pret (FOTO)

Kryesfida e javës që lamë pas në Superligë mes Skënderbeut dhe Flamurtarit prodhoi jo vetëm emocione të shumta por edhe thumbime të palëve ndaj njëra-tjetrës.

Tifozët korçar në disa momente gjatë sfidës u bënë protagonistë me koret e tyre por kulmin e arritën kur shpalosën një banderolë në të cilën shkruhej: “Vazhdojnë ëndrrat te krevati Barcelona Beogradi. Europën nuk shikoni kampionatin ta harroni.”

Si duket kjo ka mbetur në mendjen e vlonjatëve dhe këta të fundit kanë shfrytëzuar mundësinë e parë për t’u hakmarrë. Ndërkohë që pritet një vendim i UEFA-s për të dënuar Skënderbeun për trukime ndeshjesh, “Flota Kuq e Zi” me anë të një statusi në rrjetet sociale u ka kthyer ‘borxhin’ korçarëve.

Statusi i “Flotës Kuq e Zi”

“Historia behet me pune dhe perpjekje.

Historia behet me gjak.

Ne Jemi Flamurtari.

SkenderBET kategoria inferiore te pret.

Historia juaj do te mbahet shume mende shume per pazaret ne Europe per bletje albitrash ne Shqiperi per kampionate te vjedhura.

Kategoria Inferiore ju pret Juve qe turperuat Heroin Skenderbe.

Flamurtari Krenaria e Shqipërisë”

 

 

Related posts

TRONDITET MILANI/ Agjenti i Bonuccit arrin marrëveshjen me klubin e ri

Isa.Autor

Kroos: Humbjet? Nuk e kanë idenë çfarë është futbolli

Q.Autor

KLUBI PRANON OFERTËN E MILAN/ Por talenti portugez refuzon “Kuqezinjtë” dhe pranon…

Delo.autor

Leave a Comment