Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Nga Agnelli te Zhang dhe Pallotta, çfarë solidariteti i Serie A ndaj epidemisë!

“Coronavirus” nuk ndalet në Itali. Klubet dhe futbollistët po mobilizohen me dhurime dhe mbledhje fondesh për të ndihmuar në luftimin e virusit. Interi është gjithmonë në radhën e pare në këtë drejtim. Presidenti Steven Zhang kishte dhuruar 300.000 maska në qytetin kinez të Wuhan, në fund të janarit, dhe 100.000 € për spitalin “Sacco” në Milano, për mbështetjen e aktiviteteve kërkimore të vaksinës.

Dje mbërriti donacioni i ri i klubit zikaltër dhe “Suning International”; 300 mijë maska dhe produkte të tjera shëndetësore për Mbrojtjen Civile Italiane, përfshirë veshje mbrojtëse dhe materiale për dezinfektim. “Shpresojmë që përvoja e suksesshme e Kinës në luftimin e “Coronavirus” mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së shpejtë të tij në Itali, – tha Zhang. – Ne do të vazhdojmë dhe forcojmë kontributin tonë për të mbështetur Italinë në luftën kundër situatës emergjente”.

Edhe presidenti i Romës, James Pallotta, vendosi të bëjë pjesën e tij. Ai dhuroi 50 mijë euro për spitalin “Spallanzani”. “Sot, heronjtë e vërtetë janë mjekët dhe infermierët. Le t’i mbështesim ata”, – shkroi ai në Twitter. Edhe 50 mijë euro të tjera u siguruan nga Roma, nga fondacioni i klubit, i cili hapi një faqe në “GoFundMe” për të mbledhur para mes tifozëve. Juventusi, gjithashtu, u bashkua me këtë nisëm mbrëmjen e djeshme. Njoftimi erdhi nga presidenti Andrea Agnelli, në izolim, pas pozitivitetit të Rugani:

“Në këtë moment urgjence, edhe ne si Juventus dëshirojmë të japim kontributin tonë, para së gjithash duke respektuar rregullat dhe duke iu kërkuar të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë: qëndroni në shtëpi. Por, ne duam dhe duhet të bëjmë më shumë. Kemi filluar një fushatë mbledhjeje fondesh për të mbështetur stafin e kujdesit shëndetësor në Torino dhe Piemonte”.

Juve ka dhuruar 300.000 euro dhe me ndihmën e tifozëve, jo vetëm të lojtarëve, dëshiron ta çojë këtë shumë në një million euro. Ditët e fundit, Parma dhe Milani ishin treguar aktivë. 250 mijë euro të dhuruara nga kuqezinjtë për AREU (Ndërmarrja Rajonale e Emergjencave), ndërsa lojtarët e Piolit kishin vendosur të dhuronin pagat e një dite. Edhe shumë lojtarë të tjerë italianë kanë lëvizur personalisht.

Florenzi, edhe nëse luan sot në Valencia, ka dhuruar 10 mijë euro për njësitë e kujdesit intensiv të “San Raffaele” në Milano. Zaniolo promovoi mbledhjen e fondeve për “Sant’Andrea” në La Spezia. Petagna, Bernardeschi, Gagliardini, Correa, Immobile, Insigne, gjithashtu, kanë promovuar donacione të ndryshme. Për t’i përmendur ata të gjithë do të ishte e pamundur, sepse askush nuk u tërhoq përpara “Coronavirus”.

Related posts

E ARDHMJA PËR DY LOJTARËT/ Milani dhe “Blutë e Londrës” po finalizojnë shkëmbimin Morata – Higuain

Delo.autor

UFC/ Jon Jones i pandalshëm, mbron titullin pas 5 raundesh ndaj Reyes (VIDEO)

Delo.autor

EDY REJA TREGON LISTËN/ Flet për dy sfidat e tetorit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment