Futboll Sport

DIKUR BËRI LËMSH BARCELONËN DHE ROMËN/ Braziliani gjen golin e parë pas gati 1 viti! (VIDEO)

Verën e vitit 2018, Roma u tërbua me Barcelonën, pasi këta të fundit i rrëmbyen Malcom në momentin e fundit. Braziliani, i cili kishte mahnitur me Bordeaux, zhgënjeu Romën dhe firmosi për katalanasit për 40 milionë euro.

Dështim total në “Camp Nou” dhe një vit më vonë, Malcom u largua drejt Rusisë, ku firmosi për Zenit. E njëjta gjë edhe në kampionatin rus për 23-vjeçarin, i cili nuk po le gjurmë. Tashmë, Malcom po përpiqet të rikthehet dhe ditën e sotme ka shënuar me Zenitin.

Në përballjen ndaj Ural, sulmuesi ka shënuar golin e parë me fanellën e Zenit, ku ka çuar edhe shifrat në 4-0. Pas një aksioni të bukur, Malcom ëshët liruar në zonë dhe ka mposhtur portierin mik. Festë çliruese për të, pasi gjen golin pas gati 1 viti.

Related posts

Lobotka refuzoi Interin, preferoi rinovimin me Celtan

Q.Autor

MANCHESTER UNITED-CHELSEA/ Solskjaer lë në stol Martial dhe Sanchez në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E PABESUESHME TEK DORTMUNDI/ Sekreti i formës së shkëlqyer është “stërvitja pa top” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment