Futboll Seria A Sport

CHAMPIONS/ BARÇA “kërcënon” INTERIN: S’duam vetëm të FITOJMË, por edhe…

Në një intervistë të dhënë për “RMC Sport” me rastin e Festivalit të Sportit që u zhvillua në Trento, përgjegjësi i marrëdhënieve institucionale dhe sportive i Barcelona-s, Guillermo Amor, ka folur për sfidën e ardhshme të Champions League që do të luhet mes katalanasve dhe Inter-it.

“Shpresojmë që Inter të gjejë një ambient të vështirë në Camp Nou. Kemi fituar ndeshjen e parë kundër PSV-së në shtëpi dhe atë kundër Tottenham në transfertë. Duam të dominojmë dhe të fitojmë edhe ndaj zikaltërve. Një ekip i madh si Inter mund të jetë gjithmonë i rrezikshëm, por do ta respektojmë dhe do të kërkojmë të marrim rezultatin më të mirë të mundshme”, ka thënë Amor.

Më pas ai ka folur edhe për kapitenin e milanezëve, Mauro Icardi: “Nuk besoj se do të ketë dëshirë për hakmarrje ndaj nesh. Sipas mendimit tim, ai ka një kujtim të mirë nga Barcelona. Mund të ndodhë që të largohesh dhe të kesh sukses diku tjetër, nuk besoj se ka arsye për të kërkuar hakmarrje. Thjesht do të dojë të tregojë se është një futbollist i mirë dhe të ndihmojë Inter-in të ketë sukses”, ka përfunduar Amor.

Related posts

NUK NDODHTE PREJ 24 VITESH/ Milani i Piolit shënon tjetër arritje pas fitores me Crotonen

Delo.autor

U DËMTUA NDESHJEN KUNDËR NAPOLIT/ Ylli uellsian alarmon Juventusin, ja sa do të mungojë

Delo.autor

Nis ndeshja në Yekaterinburg, Egjipti pa Salah kundër Uruguait të Suarez dhe Cavanit

Sadik.Autor

Leave a Comment