Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Inter vihet në ballë të luftës ndaj epidemisë, dhuron edhe 500 mijë euro

Interi ka vërtet përmasa globale (sikurse ka dhe emrin Internacional). Me presidentin Steven Zhang po e dëshmon qartësisht këtë gjë, sidomos në pandeminë e “Coronavirus”. Të gjithë për të ndihmuar spitalin “Sacco”, në kërkimin e vaksinës “Covid-19”. Kjo është nisma e fundit e klubit zikaltër.

Nga lojtarët deri tek i fundit i punonjësve, duke kaluar nëpër stafin teknik, Interi ka mbledhur 500 mijë euro për t’ia dhuruar strukturës së njohur mjekësore milaneze, e vënë në radhën e parë të luftës kundër “Coronavirus”. Jo vetëm kaq.

Ky donacion dëshiron të jetë një pikë fillimi, sepse përmes rrjeteve të tyre sociale, zikaltrit kanë nisur edhe një fushatë të mbledhjes së fondeve, që do të shkojnë për Departamentin e Shkencave Biomjekësore dhe Klinike të Sacco në Milano.

Nisma u konceptua në bashkëpunim me Fondacionin “Francesca Rava – NPH Italia Onlus”. Më parë, presidenti Zhang dhuroi 100 mijë euro, si dhe dërgoi maska e produkte shëndetësore në qytetin e Wuhan (Kinë) dhe spitalin Sacco (Milano).

Related posts

Lahm: Ja ku gaboi Gjermania, trajneri Low duhet të ndryshojë stilin e drejtimit

Isa.Autor

PAS NDESHJES/ Spalletti: Ky ishte maksimumi që mund të bëj

F.autor

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Ish e dashura e NEYMARIT “mahnit” Instagramin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment