Futboll Premier League Sport

REVOLUCION TEK KAMPIONËT E EUROPËS/ Shaqiri në mesin e 4 futbollistëve që Liverpooli do t’i largojë në…

Xherdan Shaqiri është në mesin e katër futbollistëve që Liverpooli do t’i largojë nga klubi gjatë afatit kalimtar të verë, për të krijuar hapësirë për prurje të reja, sipas tabloidit britanik “Liverpool Echo”.

Anësori me prejardhje nga Kosova, Shaqiri i ka zhvilluar vetëm 10 paraqitje deri tani këtë sezon për skuadrën e Jurgen Klopp, të gjitha duke ardhur nga banka e rezervistëve, kryesisht shkaku i problemeve me lëndimet.

Të kuqtë duan të krijojnë hapësirë në skuadër për blerje të reja në verë, prandaj synojnë ta largojnë Shaqirin me disa shokë për ta realizuar këtë.

Përvec përfaqësuesit shqiptar të Zvicrës, Liverpooli pritet t’i largojë edhe Dejan Lovren, Nathaniel Clyne and Adam Lallana.

Shaqiri, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri më 2023, ishte objektiv i Sellivës dhe Romës gjatë afatit kalimtar të janarit.

28-vjeçari pritet të jetë subjekt i thashethemeve të gjata në verë, me Liverpoolin që do të kërkojë t’i fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e mundshme e tij.

Related posts

“KUPA E ITALISË”/ Caktohen datat dhe oraret për gjysmëfinalet, ja përballjet

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Fury: Nuk do ta kryej dozën e dytë të vaksinës deri në duelin me Wilder

Delo.autor

Verratti nuk pëlqehet nga Tuchel/ Skuadra e madhe italiane “fërkon duart”

Isa.Autor

Leave a Comment