Sport

LUFTËTARI I ARTEVE MARCIALE UFC/ McGregor tani thotë se tezja nuk i vdiq shkaku i koronavirusit, por…

Conor McGregor ka shpjeguar se tezja e tij nuk ka vdekur nga koronavirusi, pasi fillimisht kishte sugjeruar se ajo kishte humbur jetën shkaku i kësaj sëmundjeje.

Luftëtari i arteve marciale të përziera nga Irlanda shkroi në rrjetet sociale për vdekjen e familjares së vet, duke e postuar një fotografi të veten me të.

Ai e nderoi atë me një mesazh emocional për të njoftuar se tezja e tij e dashur kishte ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Por më ai shpjegoi: “Dua të sqaroj se është konfirmuar se ajo nuk ishte viktimë e koronavirusit”.

“Jam mirënjohës për simpatinë dhe ngushëllimet që m’i keni ofruar për vdekjen e tezes sime”, shtoi ai.

Deri tani janë shënuar 100 raste me koronaviurs në ishullin e Irlandës. Po ashtu, është shënuar një vdekje nga kjo sëmundje.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ ARSENALI futet në garë me REALIN për “zëvendësuesin” e M0DRIC

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Interi e ndoqi Havercin, por ja pse një transferim nuk ndodhi kurrë

Delo.autor

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Ja talenti i denjë që mund të zëvendësojë CR7

Delo.autor

Leave a Comment