Formula 1 Sport

ZYRTARE/ Formula 1 nuk njeh limite, gati projekti me numrin rekord të garave

Formula 1 ka zyrtarizuar se sezoni 2021 do të jetë me 23 gara, një rekord, por ky numër garash mund të jetë edhe më i madh pas një viti. Sipas Chase Carey, presidenti i Formula 1 që në janar do t’i lërë vendin Stefano Domenicali, objektivi është që në vitin 2022 numri i garave të jetë 24.

Këtë vit, si pasojë e pandemisë dhe anullimit të shumë garave, Formula 1 u zhvillua në disa pista historike, tëcilat mund të rikthehen në kalendar. “Shumë pista ku garuam këtë vit kanë shprehur interesim të madh për të hyrë në cirkuit. Gjithashtu, mjaft shtete kanë shtuar interesimin e tyre për të qenë pjesë e sportit tonë”, tha Carey.

“Ne synojmë në një botëror me 24 gara, gjë që mund të ndodhë pas dy vitesh. Ndoshta disa pista mund të alternohen mes tyre për të kënaqur të gjithë. Ky ishte një vit i vështirë, por jam i sigurt se Formula 1 do të dalë nga kriza vitin tjetër”, tha Carey.

Related posts

TËRMETI SHKATERRIMTAR/ Nxirret i vdekur nga rrënojat e një ndërtese portieri në Turqi (VIDEO)

F.autor

Milan i magjepsur nga ylli i Leipzig, por e shqetëson Liverpool dhe Arsenal

Sadik.Autor

I JEP MOURINHOS PËRGJIGJEN EPIKE/ Lojtari: Na pështyjnë në fytyrë, edhe këtu duhen bo*e

Delo.autor

Leave a Comment