Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Juventusi me njoftim të rëndësishëm! (FOTO)

Coronavirusi ka vënë në alarm pothuajse të gjithë Botën me virusin e tmerrshëm që ka prekur deri tani mbi 180 mijë njerëz. Italia është vendi më i prekur në Evropë, me vendin fqinj që numëron gati 28 mijë të prekur.

Për këtë arsye masat kanë qenë edhe më drastike. Futbolli normalisht që ka kaluar në plan të dytë, teksa nuk kanë munguar rastet e të prekurve te futbollistë të ndryshëm.

Në klubin e Juventusit, Daniele Rugani rezultoi pozitiv dhe për këtë arsye të gjithë janë të izoluar. Për sa i përket ekipit të femrave, edhe aty dyshohet të ketë të prekura dhe për këtë arsye klubi bardhezi ka dalë me një komunikatë urgjente, ku shkruan se 10 futbolliste, të cilat janë edhe pjesë e Kombëtares italiane janë në izolim, pasi dyshohen se mund të jenë pozitive me COVID-19.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Dybala drejt largimit nga Juventus, mund të transferohet tek…

Delo.autor

“Nga ekipi më i mirë në botë në më të keqin në histori të Real Madridit pas vetëm 6 muajsh”

Q.Autor

ASNJË OFERTË PËR BALE/ Real Madrid i detyruar të “durojë” yllin uellsian dhe një vit

Delo.autor

Leave a Comment