Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Galliani e ngushëllon veten me një “hakmarrje” të Milanit

Monza e tij, një hap larg ngjitjes në Serie B, shpreson të rifillojë kampionatet për të kompletuar sezonin  mbresëlënës. Ndërkohë, drejtori i saj i njohur, Adriano Galliani, ngushëllon veten me një “Amarcord” të gjithin kuqezi.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Milanit, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, rrëfen sai e ka përjetuar finalen e Champions-it, të fituar në vitin 2007 kundër Liverpool: “Pippo Inzaghi na lajmëroi dhe kështu u gjendëm duke shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin, nga Dida te Costacurta, nga Gattuso te Ambrosini”.

Champions-i i fundit, për më tepër, ishte një hakmarrje e madhe për Milanin, i cili kishte pësuar një përmbysje të bujshme, nga 3-0 në 3-3, me humbjen e titullit nga penalltitë, vetëm pak vite më herët, po ndaj Liverpool.

Tani, megjithatë, Galliani është përqendruar te Monza dhe shpreson që sezoni të përfundojë rregullisht: Shpresa, duke pasur parasysh shtyrjen e Kampionatit Europian, është që deri më 30 qershor kampionatet mund të përmbyllen, duke i luajtur ndeshjet që mungojnë. Duke folur sportivisht, mendoj se kjo ishte zgjidhja më e mirë”.

Related posts

Vera e begatë e Kukësit, suksesi në Europë i shton “luksin” verilindorëve

Isa.Autor

Guardiola rrezikon të dënohet në Angli, nuk do ta besoni se cila është arsyeja (FOTO)

Q.Autor

PAS DISFATËS SË ATALANTËS/ Ja si vlerësohet nga media italiane mbrojtësi i Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment