Futboll Seria A Sport

MESHAZH PREKËS NGA KARANTINA/ Portieri i Juventus: Italia do ta mposhtë Koronavirusin, krenar që… (FOTO)

Mesazh afërsie e solidariteti i portierit polak të Juventusit, Wojciech Szczesny, në izolim pas rasteve të Rugani dhe Matuidi me “Coronavirus”: Dikush mund ta konsiderojë veten të pafat se është në Itali për momentin, por unë nuk jam dakord. Ndihem me fat këtu, sepse e di që është një vend, i cili do ta mposhtë këtë virus me unitet dhe pasion”. Klubi i Juventusit i është përgjigjur menjëherë: “Krenar për ju”!

Polaku luan në Serie A që nga viti 2015. Ai e tregon dashurinë për Italinë edhe në ditë shumë të vështira. 29-vjeçari i bashkohet përmes rrjeteve sociale korit të solidaritetit. Pasi postoi në faqen e tij në Instagram një foto të flamurit Italian, bëri edhe postimin prekës: “Ndërsa vazhdojmë të shqetësohemi për familjet dhe të dashurit tanë, duke u lutur që ata të mos preken nga virusi, pyesim veten se si dhe pse ndodhi kjo. Pyetje për të cilat nuk mund të gjejmë kurrë përgjigje”.

Pyetja e portierit bardhezi ka të bëjë edhe me të ardhmen: “Si do të ndikojë kjo situatë në shoqërinë tonë? A do të kthehen gjërat në normalitet?” Me siguri dhe një mesazh afërsie për të gjithë popullin italian: “Dikush mund ta konsiderojë veten të pafat për të qenë në Itali në këtë moment, vendi më i prekur nga virusi. Por, unë nuk jam dakord. Ndihem me fat këtu, sepse e di që është një vend që do ta mundë këtë virus me unitet dhe pasion, cilësi për të cilat italianët janë të famshëm”.

Për polakun, brezat e ardhshëm do të kujtojnë gjërat më pozitive të këtij vendi e jo COVID-19: “Për brezat që do të vijnë, fëmijët nga e gjithë bota do të studiojnë një histori të jashtëzakonshme të këtij vendi. Ata do të mësojnë për artin e tij të mrekullueshme, arkitekturën e saj unike, modën, ushqimin e shijshëm. Në libra të historisë nuk do të gjeni asgjë për Covid-19. Për shkak se Italia është më e madhe, më e mirë dhe më e fortë se ky virus. Pra, më mungon familja ime tmerrësisht dhe lutem për mirëqenien e saj, por jam krenar që e ndaj me këtë popull italian këtë moment të vështirë. Qëndro e fortë Itali, gjithçka do të shkojë mirë!”

View this post on Instagram

While we keep worrying about our families and loved ones, praying that they won’t be affected by the virus ,we keep asking ourselves how and why this happened. Questions we may never find answers to. But we also wonder about the future. How will this affect our society? Will things get back to normal? And it made me think… One might consider himself unlucky to be in Italy in this moment – the country hit hardest by the virus. But I don’t agree. I feel lucky to here because I know this is a country that will beat this virus with unity and passion that Italians are famous for. For generations to come kids all over the world will study an incredible history of this country. They will learn about its beautiful art, its unique architecture, fashion, delicious food etc. Nowhere in the history books will you find anything about Covid-19. Because Italy is bigger, better and stronger than this virus. So while I terribly miss my family and pray for their well-being I’m proud to share this difficult moment with the people of Italy. Stay strong Italy, andrà tutto bene! 🇮🇹

A post shared by Wojciech Szczesny (@wojciech.szczesny1) on

Related posts

Lille-PSG, vendasit kanë humbur 11 nga 14 të fundit ndaj Parisit

Q.Autor

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Plas GALLATA me Modric, ja FOTO sa 1000 fjalë

Delo.autor

LORENC TRASHI LARGOHET ZYRTARISHT NGA PARTIZANI/ Futbollisti firmos me ekipin e ri

Delo.autor

Leave a Comment