Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Euro 2021, fati u jep një shans të dytë të gjithë yjeve të dëmtuar

Shtyrja e kampionatit europian për në verën e 2021-shit ka anën e vet pozitive për një pjesë të mirë lojtarësh, të cilëve fati ua kishte mohuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet gjatë kësaj vere për shkak të dëmtimeve të rënda. Dhe është një listë e gjatë lojtarësh të rëndësishëm për klubet dhe kombëtaret e tyre, që po vuajnë dëmtimet e rënda dhe kohën e gjatë të rikuperimit. Por tani mund ta marrin pak më shtruar.

Euro 2021 është një shans i dytë për dy lojtarët e Real Madrid, belgun Eden Hazard dhe Marko Asensio, por edhe për italianin Nikolo Zaniolo, turkun e Juventusit Demiral, kapitenin e Anglisë, Herri Kejn e shumë të tjerë. Nikolo Zaniolo i Italisë për shembull, këputi ligamentin më 12 janar dhe e humbi Europianin, por verën e 2021-shit do të jetë gati për trajnerin Roberto Mançini. Turku Merih Demiral pësoi një dëmtim të rëndë në gju në të njëjtën ndeshje, Roma-Juventus. Turqia mund të rikuperojë për Europianin edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Çesk Tosun dhe Kabak.

Eden Hazard i Belgjikës pësoi një dëmtim të rëndë në shkurt dhe pritet të jetë gati në fund të majit. Marko Asensio i Spanjës këputi ligamentin kruciat dhe këto ditë duhej të kthehej, por vështirë se do të bëhej gati për Euro 2020. Herri Kejn, sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë, ka operuar tendinën e kofshës së majtë dhe parashikohet të kthehet në maj. Edhe ai do të rrezikonte shumë pjesëmarrjen në Euro 2020, kurse një vit më pas do të jetë plotësisht gati.

Të tjerë lojtarë me probleme serioze dëmtimi janë francezët Musa Sisoko, edhe ai dëmtim ligamenti të brendshëm, dhe Osman Dembele, këputje e tendinës së kofshës së djathtë. Holanda ka gjithashtu lojtarë të dëmtuar, sulmuesit Steven Berguijn dhe Memfis Depai. Gjermania do të ketë të gatshëm verën e 2021-shit mbrojtësin Niklas Sule dhe sulmuesin anësor Leroi Sane, të dy të dëmtuar rëndë dhe që këtë verë do të mungonin. Austria nuk do të kishte në dispozicion Tomas Goiginger, kurse Portugalia Rikardo Pereirën.

Related posts

“PERLA” E RRALLË/ Që nga CR7 i Manchester United, si ky SUPER GOL nuk keni parë (VIDEO)

Delo.autor

BËN PËR VETE JUVENTUSIN/ Zbulohet tabuja e CR7 në këtë sezon

Delo.autor

TAKIMI I CHAMPIONS LEAGUE INTER-BARCELONA/ Luan mbrojtja më e mirë kundër sulmit më të madh (FORMACIONET)

Isa.Autor

Leave a Comment