Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Ministri Italian i Sportit përcakton datën: Ja kur do të rifillojë Seria A

Pas ditëve të pasigurisë absolute prej emergjencës së madhe të “Coronavirus”, tani ka një datë për rinisjen e kampionatit në Serie A. Për më tepër, është Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ai që e ka konfirmuar këtë gjë për “TG1”: Seria A mund të rifillojë më 3 maj, kjo është ajo për të cilën shpresojmë. Asokohe do të vlerësojmë nëse me dyer të hapura, ose të mbyllura. Për këtë do të koordinohemi edhe me Champions dhe “Europa League”, që do të luhen me kalendarin e ri”.

Një muaj e gjysmë tjetër pa futboll, pra, për tifozët nga e gjithë Italia, me shpresën se kampionati mund të fillojë me të vërtetë përsëri në fillim të majit dhe të përfundojë rregullisht deri në 30 qershor. Spadafora më pas sqaroi masat e tjera të lëshuara nga qeveria për të mbrojtur klubet: Ne kemi pezulluar të gjitha detyrimet tatimore deri më 30 maj për të gjitha klubet sportive dhe qiratë në pronësi të shtetit, ku zhvillohet sporti”.

E gjithë kjo, ndërsa presidenti i FIGC, Gravina, i cili foli gjatë emisionit radiofonik “Tutti convocato”, nuk e përjashtoi faktin se sezoni mund të zgjasë deri në korrik, madje mbajti gjallë edhe hipotezën e play-out”: “Ne e ushqejmë optimizmin në lidhje me rifillimin e kampionatit, gjë për të cilën po punojmë. Urojmë t’ia nisim nga 2-3-4 maji, që të jemi në gjendje t’i përfundojmë të gjitha kampionatet deri më 30 qershor.

Do të kërkojmë, gjithashtu, mundësinë (në një rast të pafat, nëse nuk përfundon gjithçka brenda fundit të qershorit) e të luajturit edhe 10 ditët e para të korrikut. Në rast të dështimit të këtij planifikimi, me siguri do t’i drejtohemi opsionit të “play-off” dhe “play-out”.

Related posts

PO BËHET VIRALE NË RRJET/ Vajza që u rrëmbeu skenën futbollistëve në ndeshjen Belgjikë-Finlandë (FOTO)

Delo.autor

KOMBËTARJA U-21/ Vrioni përshëndet rrjetën, kuqezinjtë përmbysin më në fund Andorrën (VIDEO)

Delo.autor

DËSHTON SEZONI! Manaj dhe Barcelona B në lot, Sabadell i merr “diplomën” e ngjitjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment