Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Turneu nga shtëpia: faqja e famshme “fton” edhe tre shqiptarë ndaj yjeve të Europës!

Koronavirusi është duke paralizuar komplet Europën dhe në çdo kënd të saj, teksa gjithashtu edhe rastet shtohen, ashtu si vdekjet. Karantininimi ka prekur edhe futbollistët, të detyruar të mos dalin për vrap por të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Kështu, për t’I dhënë një farë kuptimi këtij qëndrimi dhe për t’I angazhuar, faqja e njohur “433” ka vendosur për një lojë, ku do të marrin pjesë 32 kombëtare të ndryshme që do të pëfaqësohen nga 32 futbollistë.

Ata do të luajnë një turne në Sont Play Station në lojën FIFA 20.

Ylli kosovar Milot Rashica do t’i prezantojë Dardanët në këtë turne dhe tani kjo është e konfirmuar. Përveç Rashicës në këtë turne do të marrin pjesë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Granit Xhaka për Zvicrën dhe Enis Bardhi për Maqedoninë e Veriut.

“Kush do të jetë kampion i Evropës në FIFA 20”, pyet faqja ‘433’ derisa nuk kanë munguar komentet e shumta të tifozëve, por edhe të futbollistëve pjesëmarrës.

Në mesin e pjesëmarrësve janë yje të mëdha si Romelu Lukaku, Dejan Lovren, Aymeric Laporte, Ciro Immobile, Merih Demiral, Sergio Reguilon, Masson Greenwood e të tjerë.

Related posts

DHUNA NË SUPERIORE/ Gjyqtari Hamiti përfundon në spital, ja gjendja e tij

Delo.autor

Gjigantët bavarezë kryesojnë garën për yllin e Valencias

Sadik.Autor

DALIN HIPOTEZA TË TJERA PËR VDEKJEN E ASTORIT/ Gjendet një dokument i falsifikuar

Delo.autor

Leave a Comment