Bundesliga Futboll Sport

E JASHTËZAKONSHME/ Dy yjet e Bayernit dhurojnë 1 milion euro ndaj Koronavirusit (FOTO)

Ndërkombëtarët gjermanë, Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich, dhuruan një milion euro për të luftuar pasojat e “Coronavirus” dhe krijuan një platformë online për të mbledhur më shumë donacione. Platforma “WeKickCorona” synon të krijojë një fond për të ndihmuar organizatat shoqërore, bamirëse dhe shëndetësore, që luftojnë me këtë virus të frikshëm. Përmes internetit, organizatat mund të kërkojnë ndihmë të menjëhershme nga fondi i krijuar prej Kimmich dhe Goretzka. Nisma ka mbledhur për momentin rreth 2.5 milionë euro.

“Ne do ta mposhtim “Coronavirus” vetëm si një ekip. Ne duam t’i ndihmojmë të gjithë ata, që në Gjermani ndihmojnë të tjerët. Jemi të vetëdijshëm se mund të japim vetëm një kontribut të vogël”, – tha Goretzka në një njoftim për shtyp. Kimmich, nga ana e tij, komentoi se “të gjithë mund ta japin kontributin e tyre, të madh apo të vogël” përmes kësaj platforme.

Related posts

Atl Madrid nuk dorëzohet për Filipe Luis, kërkon një MAL ME PARA nga PSG

Isa.Autor

SONTE FINALJA E SUPERKUPËS NË RIAD/ Inter do hakmarrje dhe trofeun e 4 radhazi! Milani i Conceicaos premton surpriza

F.autor

Vllaznia nuk mposhtet, Partizani shpërdoron shumë në Shkodër

Q.Autor

Leave a Comment