Futboll

Llullaku i bashkohet Alijit, dy kuqezinj te Virtus Entella në Seria B

Virtus Entella zyrtarizoi sot se ka fituar përfundimisht të drejtat e lojtarit Azdren Gani Llullaku (sulmues, i lindur në Istog, më 15 shkurt 1988). Futbollisti në fjalë luan me ekipin kombëtar shqiptar, ndërsa mori një mirëseardhje të ngrohtë nga presidenti Gozzi dhe gjithë familja “Entella”. Në Itali, ai tashmë ka milituar me Conegliano, Sacilese, Sudtirol, Domegliara dhe Tamai, përpara përvojave jashtë vendit, e fundit prej të cilave tek Astana. Llullaku i bashkohet shqiptarit tjetër te kjo skuadër e Seria B, Naser Aliji. Ai do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 18. “Jam i lumtur për rikthimin tim në Itali dhe që do të jem pjesë e kësaj skuadre”, – komentoi në rrjetet sociale Llullaku, pas firmosjes së kontratës.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Ja FOTOT e para nga derbi kryeqytetas në stadiumin “Air Albania”

Delo.autor

Panuçi nuk e grumbulloi, mesfushori shqiptar i kundërpërgjigjet me gol

Sadik.Autor

“PERANDORI” I RI ROMAN NË KRYEQYTET/ Mourinho “deh’ Tiranën, por italianët e kanë me “nxitim”, vizitë blic

F.autor

Leave a Comment