Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Ronaldo bën gjestin fisnik për popullin portugez!

Cristiano Ronaldo po mendon të bëjë një gjest fisnik për t’i ardhur në ndihmë vendit të tij.

Ashtu si menaxheri i tij Jorge Mendes, ylli portugez i Juventusit, siç zbulon gazeta spanjolle As do të shpenzojë para për të ndihmuar vendin e tij Portugalinë, me maska dhe aparate për frymarrje artificiale, që t’iu vijë në ndihmë spitaleve në shtetin luzitan.

Kjo, pasi edhe në Portugali rastet e të prekurve me koronavirus po shtohen nga dita në ditë gjithnjë e më tepër.

Disa ditë më parë u raportua se Ronaldo kishte vënë edhe hotelet e tij në dispozicion të mjekëve dhe të prekurve nga koronavirusi, por ky lajm nuk rezultoi i vërtetë.

Related posts

REAL MADRID-ATLETICO/ Tjetër finale “derbi” në histori (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“GALAKTIKËT” ME MUNGESË NDAJ UNION BERLIN/ Në “listë” shtohet dhe Dani Carvajal

F.autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ “Demat e Kuq” do të kërkojnë fitoren për të rihapur kampionatin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment