Futboll Premier League Sport

BEFASON sërish John TERRY/ Merr vendimin DRASTIK për karrierën e tij (FOTO)

Ish-kapiteni i kombëtares angleze John Terry është tërhequr nga futbolli. 37-vjeçari ka vendosur ta mbyllë me kaq, me synimin për t’u përqendruar te karriera si trajner.

Lajmi është befasues, sepse sezonin e shkuar mbrojtësi ishte pjesë e Aston Villa-s dhe kishte sërish ofertë nga klubi i Championship, ndërkohë që para pak ditësh shkoi në Rusi për kontrolle mjekësore, sepse kishte ofertë nga Spartaku i Moskës.

Pikërisht kur dukej se firma ishte formalitet, Terry ndërroi mendim, duke refuzuar ofertën ruse për arsye familjare. Tani Terry lajmëron lamtumirën, në një kohë që në Angli flitet se Aston Villa do ta punësojë si ndihmëstrajner, me Thierry Henry që pritet të bëhet trajner i parë.

“Pas 23 vitesh të pabesueshme si futbollist, kam vendosur që është momenti i duhur për t’u tërhequr nga futbolli. Kam shumë njerëz për të falënderuar, duke nisur nga bashkëshortja ime Toni dhe fëmijët e mi Georgie e Summer. Falënderoj prindërit e mi për sakrificat dhe vëllain tim për ndihmën dhe këshillat”, shkruan Terry në një postim në Instagram.

Ai shton: “Kur isha 14 vjeç mora vendimin më të mirë dhe më të madh në karrierë: firmosa për Chelsea Football Club. Nuk do të kem kurrë fjalët e mjaftueshme për të treguar sa të rëndësishëm janë të gjithë në këtë klub për mua, sidomos tifozët. Kemi kujtime të mrekullueshme së bashku dhe nuk do ia dilja pa ju, shpresoj t’ju kem bërë krenarë, duke veshur fanellën dhe duke mbajtur shiritin e kapitenit. Karriera ime dhe zemra do t’i përkasin Chelsea-t, por ndihem mirënjohës edhe për periudhën e huazimit te Nottingham Forest në 1999, periudhë e çmuar për zhvillimin tim si lojtar.

“Falënderoj nga zemra Aston Villa-n, që më dha mundësinë të luaja dhe të isha kapiten i këtij klubi të madh sezonin e shkuar. Ishte një privilegj, pres me padurim kapitullin e ardhshëm dhe sfidat e reja që më presin”.

View this post on Instagram

THANK YOU ⚽️

A post shared by John Terry (@johnterry.26) on

Related posts

PARA NDESHJES ME BRIGHTON/ Guardiola bën presion: Ata s’kanë çfarë të humbasin, këshilla ime e fundit…

Delo.autor

“PANDEMIA NUK KA MBARUAR ENDE”/ Vaksinohet legjenda Pelé: Sot është një ditë e paharrueshme…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus dhe Barcelona finalizojnë shëmbimin e lojtarëve…

Delo.autor

Leave a Comment