Sport Tennis

KORONAVIRUSI NË TENIS/ Dy grand slam njëri pas tjetrit, “US Open” duel me Roland Garros

Pas vendimit që morën drejtuesit e Roland Garros për të shtyrë grand slam në fund të shtatorit, për shkak të coronavirus, polemikat në këtë sport janë të mëdha. Kjo, për faktin se grand slam-i parizien do të zhvillohet vetëm një javë pas atij të US Open.

Natyrisdht që është e pamundur për tenistët, si meshkuj ashtu edhe femra, që të zhvillojnë dy turne të tillë të mëdhenj në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Për më tepër në dy kontinente të ndryshëm.

US Open, 24 gusht-13 shtator

Roland Garros, 20 shtator-4 tetor

Dy turne të ndryshëm, pas US Open zhvillohet në fushat me çement, ndërsa Roland Garros në fushat me dhè, çka ka sjellë mjaft polemika. Disa tenistë “big” mund të preferojnë turneun amerikan (Djokovic e Federer) e disa të tjerë atë francez (Nadal e Thiem), pasi aty ndjehen më komod.

Për këtë arsye polemikat janë të shumta, pasi tenistët mund të mungojnë në US Open për të qëndruar dhe luajtur në Europë.

Related posts

Roma nuk ndalet shënon golin e tretë ndaj Chievos (VIDEO)

Sadik.Autor

“KUR U KËRKON SHOKËVE QË TË VENDOSIN EMRIN TËND NË…”/ Mesfushori Costa bën komentin epik pas 6 kupave me Bayern (FOTO)

Delo.autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Mendesh shtyn Kristiano Ronaldon të rikthehet te Juventusi

F.autor

Leave a Comment