Futboll Seria A Sport

Pakt mes Milan dhe Mendes, vendoset e ardhmja e Andrè Silva

Një plan i përbashkët për të shmangur zhvlerësimin e investimit. Midis Jorge Mendes dhe Milan ka konsultim të vazhdueshëm rreth ideve të merkatos dhe në ditët e fundit vëmendja i është kushtuar tërësisht Andrè Silva-s. Ekziston një marrëveshje ku është hartuar një strategji për të ardhmen e lojtarit pas një viti të vështirë që kulmoi me një Kampionat Botëror jo si protagonist .

Të sakrifikosh portugezin në këtë moment nuk është zgjedhja e duhur. Para së gjithash, klubi është i vetëdijshëm se oferta prej 40 milionë eurosh për ish lojtarin e Portos, nuk ka ardhur ende. Por edhe për vetë lojtarin, ideja e transferimit në një klub mesatar anglez, nuk është ajo e duhura. Kjo është arsyeja pse, sipas asaj që raporton calciomercato.com Mendes dhe Milan kanë arritur një marrëveshje: për Andrè Silva do të vlerësohen vetëm ato oferta huazimi që janë të favorshme si në aspektin teknik dhe atë ekonomik. Monaco, në këtë rast, mbetet një ende opsion i vlefshëm për lojtarin që ka lindur në vitin 1995.

Related posts

Bayern është i mërzitshëm, Bundesliga mendon për një fazë ‘playoff’

Q.Autor

E FUNDIT/ Tronditet Bayern Munich, lojtari i ekipit të parë testohet pozitiv me COVID-19

Delo.autor

RUSI 2018/ 73% e tifozëve francezë e duan jashtë formacionit yllin e ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment