Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Turqia nuk donte të ndalte kampionatin, Fatih Terim në spital me COVID-19

Futbolli turk ishte ndër të fundit që vendosi të ndalej si pasojë e koronavirusit, edhe pse në vend ekzistonte ideja se kriza mund të kalonte pa shumë pasoja.

Por me ngjarjet e sotme duket se gjithçka do të ndryshojë, pasi në spital i shtruar me infeksionin e rrezikshëm është edhe një nga emrat më të njohur të futbollit në këtë vend, Fatih Terim.

Ka qenë vetë trajneri i Gallatasarajit ai i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se ka rezultuar pozitv pas testeve të fundit dhe se ishte në spital.

“Sipas testeve që kreva sot, rezultatet ishin pozitive. Unë jam në duar të sigurta në spital.

Mos u shqetësoni. Do të komunikojmë përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruante Terim në adresën e tij në rrjetet sociale.

Ai nuk është i vetmi person nga Gallatasaraj që rezulton pozitiv me këtë virus të rrezikshëm pasi edhe zëvendëspresidenti i klubit dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar po ashtu të prekur nga virusi.

Related posts

SKANDALI NË LAÇ/ Reagon drejtori i klubit kurbinas Halili: Nuk e godita unë arbitrin Bajramaj…

Delo.autor

Dzeko: Roma jo edhe aq keq

Q.Autor

KJO ËSHTË E PAMUNDUR/ Ja momenti kur sulmuesi Iliev bën gafën e vitit në kampionatin bullgar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment