Futboll Premier League Sport

KA LUAJTUR VETËM 320 MINUTA/ Manchester United e blen për 20 milionë euro!

Manchester United bëri një blerje emergjence në orët e fundit të merkatos së janarit, për shkak të dëmtimit të Marcus Rashford. “Djajtë e Kuq” afruan në ekip Odeon Ighalon në formulën e huazimit më të drejtë blerjeje për gati 20 milionë euro.

Kur kanë kaluar shumë pak nga koha që Ighalo është blerë, duket se United e ka marrë vendimin. Kanë mjaftuar vetëm 320 minuta në të gjitha kompeticionet, që anglezët të bindeshin për vlerat e nigerianit.

Sipas raportimeve të fundit në media, United do të paguajë 20 milionë euro te Shanghai Shenhua dhe Ighalo do të bëhet përfundimisht lojtar i tyre. Sulmuesi ka shënuar 4 gola deri më tani, 2 në “FA Cup” dhe 2 në Europa League në 320 minutat e luajtura.

Related posts

Bale ‘drithëron’ tifozët e Realit, arrin marrëveshje me ‘Djajtë e kuq’

Q.Autor

PRITET ZYRTARIZIMI/ Formula 1 merr lajmin e mirë, pista portugeze konfirmohet për vitin 2021

Delo.autor

Plas humori me Arsenalin, pas shortit të tyre në Europa Ligë

Q.Autor

Leave a Comment