Futboll Kategoria Superiore

Mbledhje urgjente te Lushnja, ja çfarë u vendos

Lushnja u mposht nga Vllaznia në ndeshjen e ditës së shtunë, çka bëri që trajneri Hysen Dedja pas asaj përballjeje të kërkojë një takim me kryebashkiakun Fatos Tushe. Shkodrani ishte gati të largohej nga ekipi, por presidenti i verdhejeshilëve nuk ia ka aprovuar diçka të tillë dhe duhet të vijojë punën me ekipin. Ditën e sotme është zhvilluar edhe një takim mes drejtuesve dhe ajo që kërkohet ka të bëjë me angazhimin maksimal.

Drejtuesit kanë shmangur gjobat për ekipin, ndërkohë që kërkohet të respektohet fanella deri në fund të sezonit. Nuk mohohet që ka dyshime se është tentuar të kapen lojtarë të tyre para ndeshjes me Vllazninë, por për diçka të tillë nuk ka prova. Gjithsesi, trajneri Dedja në daljen e tij mediatike ka theksuar se nëse dikush do tolerojë do të përjashtohet menjëherë dhe nuk do të ketë mundësi të luajë në asnjë ekip më.

Related posts

SHUHET BASHIM FINO/ Presidenti i Partizanit mesazh: Humba një mik të çmuar, u largua njeriu me të cilin…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ 100 mijë euro gjobë për “talljen” me himnin kombëtar

Delo.autor

Valverde synon rekordin e Guardiolës: A është barça aktuale më e mirë se në 2010/11?

Q.Autor

Leave a Comment