Futboll Seria A

Gasperini “thumbon” Inter: Nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë në një klub të madh

Gianpiero Gasperini nuk i vë limite Atalanta-s së tij që muajin tjetër do të luajë ndeshjet vendimtare të sezonit në kampionat, Europa League dhe ndeshjen e kthimit me Juventus në Coppa Italia.

“Do të japim 100% në të gjitha kompeticionet, pasi duam t’i nderojmë të gjitha e shpresën që të korrim ndonjë sukses. Duam të bëjmë një përshtypje të mirë në Europa League. Grupi ishte i vështirë por gjetëm mundësinë për t’u kualifikuar dhe nuk e shpërdoruam,” shprehet Gasperini për Tuttosport.

Më pas trajneri rikujton të shkuarën me Inter: “Nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë në një skuadër të madhe, Inter nuk ishte, të paktën në aspektin teknik.”

Gasperini nuk nguron të bëjë edhe krahasimin midis Atalanta-s së tij dhe ish-ekipit të fundit Genoa. “Në Bergamo kam bërë gjëra që nuk i bëra te Genoa.

“Kam pasur një rikthim shumë të rëndësishëm këtu, te Genoa më respektonin vetëm tifozët, ndërsa këtu është një atmosferë entuziaste.

Related posts

LIVE/ Tunizia barazon gjithçka kundër Panamasë (VIDEO)

Isa.Autor

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E MESFUSHORIT ERIKSEN/ Marotta: Jemi në një moment shumë të vështirë

Delo.autor

SANCHO DREJT LARGIMIT NGA BUNDESLIGA/ Dortmund hedh sytë nga 17-vjeçari magjik…

Delo.autor

Leave a Comment