Futboll Seria A Sport

“TË MARRËSH SHEMBULL NGA AI”/ Lapo Elkan mbron CR7, i kthehet keq ish-presidentit të Juventusit

Gjithçka fillon nga kritika e ish-presidentit të Juventusit, Cobolli Gigli: “Cristiano Ronaldo u largua për nënën e tij të sëmurë, por më pas e tregoi veten ndërsa po merrte rreze dielli në një pishinë të madhe”. CR7 ishte vënë nën akuzë në Torino, pasi rrodhën pamjet e tij si plazhist nga Madeira, ku është duke kaluar ditët e karantinës, bashkë me familjen e tij.

Sulmit të ish-presidentit bardhezi për yllin portugez iu përgjigj Lapo Elkann, nipi i avokatit, përmes një komenti në Twitter: “I dashur Cobolli Gigli, CR7 gjithmonë ka bërë kaq shumë bamirësi. Gjithashtu, Cristiano, së bashku me Jorge Mendes, dhuruan 35 vende të kujdesit intensiv në spitalet e Portos dhe Lisbonës.

Në vend që ta kritikoje vetëm për dukshmërinë (në pishinë), a nuk duket e përshtatshme të marrësh shembull dhe të falënderosh CR7 dhe të gjithë ata që janë duke bërë SHUMË ndaj kësaj pandemie? CR7, ne të duam”.

Related posts

E FYEN DHE E SHANTAZHUAN/ Presidenti i Federatës Gjermane kujtohet për OZIL

Isa.Autor

“TOKIO 2020″/ Thyen rregullat ndaj COVID-19, përjashtohen dy xhudistë të Gjeorgjisë nga Lojërat Olimpike

Delo.autor

16 VITE RIVAL I URRYER/ Pas atakut në zemër të Casillas, ja reagimi epik i Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment