Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Bottas: Pas asaj gare, fytyra e Hamilton dukej sikur ishte në funeral

Piloti finlandez Valtteri Bottas është konsideruar nga Lewis Hamilton si shoku më i mirë i skuadrës që ka patur në karrierën e tij në Formula 1. Piloti britanik i Mercedes humbi mundësinë të shpallej kampion bote për të tetën herë në garën e fundit në Abu Dhabi.

Bottas, që sezonin e ardhshëm do të garojë me Alpha Tauri, kujton momentet e pas garës me Hamilton. “Kemi biseduar pas garës por edhe pas disa ditësh nga ajo garë. Një gjë është e qartë: Nuk ishte Lewis ai që humbi garën, atij ia vodhën fitoren”, u shpreh Bottas.

“Kur e kam takuar Hamilton, fytyra e tij dukej sikur ishte në një funeral, nuk ishte aspak i qeshur. Unë ju garantoj se ai do të rikthehet më i fortë se më parë, pasi ai është i gatuar në këtë mënyrë. Unë e njoh mirë dhe e di se ai do të garojë sërish për të fituar”, tha Bottas.

Related posts

Roberto Carlos: Messi do ta kishte fituar botërorin po të ishte brazilian, por Cristiano është…

Sadik.Autor

“CO I DHIMBSHËM”/ Mediat “godasin” Barçën. Benzema imiton Puskas, shkruan historinë në “Camp Nou”

F.autor

ZYRTARE/ Lopetegui rinovon kontratën me Federatën Spanjolle të Futbollit, deri në vitin 2020

Sadik.Autor

Leave a Comment