Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventusi interesohet sërish për mbrojtësin e gjigandëve spanjoll…

Juventusi raportohet se është i interesuar ta transferojë mbrojtësin e krahut të majtë të Real Madridit, Marcelon, gjatë afatit kalimtar të verës.

Marcelo ka qenë që një kohë të gjatë i spekuluar për një transferim të mundshëm te Juventusi, që kur Cristiano Ronaldo e la Santiago Bernabeun për Allianzin para dy vjetëve.

Tani, e përditshmja spanjolle Marca raporton se bardhezinjtë janë të gatshëm të tentojnë ta transferojnë brazilianin, duke marrë parasysh faktin që ata e kanë vetëm një lojtar, Alex Sandron, që është specialist për pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.

31-vjeçari e ka humbur në shumë ndeshje të këtij sezoni të Real Madridit vendin në formacionin e parë, duke mbetur prapa Ferland Mendyt.

Përkundër kësaj, ai ka luajtuar në më shumë se 500 ndeshje për Los Blancos, duke i fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe po aq të La Ligës.

Marca shton se përfaqësuesit e Juventusit kishin planifikuar të udhëtojnë në kryeqytetin spanjoll për të mbajtur bisedime me Marcelon, para se koronavirusi t’ua ndryshonte këto plane. /Gazeta Express/

Related posts

GAZETARJA SEKSI NUK PËRMBAHET/ Premton se do ta ndjekë nudo sfidën Barcelona-Bajern, por vetëm me një kusht

F.autor

URUGUAI-BRAZIL/ Histori dhe prestigj në “Emirates”, Cavani sfidon Neymarin

Isa.Autor

“REZULTAT I JASHTËZAKONSHËM”/ Por Guardiola nuk feston. Tuchel: E padrejtë

F.autor

Leave a Comment