Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Manchester United do t’i kthejë miliona euro tifozëve nëse…

Manchester Unitedi e ka konfirmuar se do t’ua kthejë paratë për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni tifozëve që kanë blerë bileta sezonale, nëse ndeshjet vendoset të mos zhvillohen fare shkaku i koronavirusit.

Sezoni 2019/20 në botën e futbollit është pezulluar përkohësisht për një kohë të pacaktuar shkaku i krizës së Covid-19, virus ky që i ka prekur mbi 550 mijë njerëz në të gjithë botën, ndërsa i ka lënë të vdekur mbi 25 mijë, transmeton Gazeta Express.

Top pesë ligat e Evropës – Premierliga, La Liga, Bundesliga, Ligue 1 dhe Serie A – janë pezulluar të paktën deri në prill, ndërsa edhe garat e tjera evropiane e kanë ndjekur po këtë hap.

Në tentim për t’u siguruar që sezoni i klubeve do të kompletohet, UEFA vendosi ta shtyjë Kampionatin Evropian për verën e vitit 2021, në mënyrë që klubet të mund të luajnë edhe verës për ta përfunduar sezonin 2019/20.

Megjithatë, nuk dihet se a do të munden klubet ta realizojnë planin e UEFA-s për t’i përfunduar sezonet deri më 30 qershor, për shkak se situata nuk është përmirësuar dhe futbollistët vazhdojnë të ndihen të rrezikuar nëse vendoset të rinisin së shpejti ndeshjet.

Pas diskutimeve me grupin e tifozëve, klubi e ka konfirmuar se të gjithë tifozët me biletat sezonale do t’i marrin paratë për ndeshjet për të cilat paguar dhe që nuk zhvillohen. Edhe data për rinovimin e biletave sezonale është shtyrë. /Gazeta Express/

Related posts

PRITET TË NDRYSHOJË EKIP/ Milan gati të afrojë lojtarin me klauzolë 100 milionë euro

Delo.autor

“MUR”ME GJERMANËT/ Ja si verilindorët do kërkojnë surprizën ndaj Wolfsburgut

Delo.autor

TALENTI/ Transferohet në Bundesligë, menjëherë pasi nënshkroi rinovimin me Liverpool

Isa.Autor

Leave a Comment