Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Theu rregullat e karantinës, policia arreston trajnerin e kombëtares (EMRI)

Nolberto Solano, ish-lojtar i Newcastle dhe ndihmëstrajner i kombëtares së Perusë aktualisht, u arrestua në Lima, saktësisht në Peru. Arsyeja? Ai shkeli izolimin e vendosur nga autoritetet, si masë parandaluese ndaj “Coronavirus”, duke shkuar në një festë në një vilë private.

Në Peru, karantina është vendosur me detyrim aktualisht, deri më 12 prill. Solano po shkonte në një festë me shumë njerëz të tjerë. Policia ndërhyri pas një telefonate të bërë nga fqinjët, të cilët vunë re “lëvizjen e palejueshme”. Ajo e gjeti Solano, një simbol të futbollit në Peru, në shoqërinë e shumë njerëzve të tjerë. Për të hyrë në vilën ku po zhvillohej festa, agjentët policorë duhej të ngjiteshin mbi mur.

Përveç Solano, ata morën me vete edhe një ish-futbollist tjetër, që ishte me të, Pablo Zegarra. Të dy u përpoqën të justifikoheshin duke thënë se ishin të ftuar në darkë nga një mik, por policët nuk donin të dëgjonin arsye. Solano e kuptoi gabimin dhe kërkoi falje, por ishte vonë, sepse përfundoi pas hekurave, për shkelje të karantinës.

Related posts

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Nuk i duroi dot fyerjet në rrjetet sociale, vret veten sportistja 22-vjeçare

Delo.autor

LAJM I MIRË PËR ATLETICO MADRID/ Sulmuesi rikthehet në stërvitje

F.autor

FORMULA 1/ Red Bull i mbyll derën kampionit të botës: Nuk do të vijë kurrë tek ne

Delo.autor

Leave a Comment