Futboll Sport

NGA DHUNA NË STËRVITJE TEK GJESTI I PISTOLETËS/ I vetmi futbollist, që i ka bërë “ballë” Ibrahimovic (EMRI)

Një personazh, që sigurisht është i vështirë për t’u menaxhuar, të cilin pak kanë pasur guximin ta sfidojnë. Zlatan Ibrahimovic është ky. Një kampion i spikatur, një personalitet i ekzagjeruar nga çdo këndvështrim. Në “listën e zezë” të suedezit, sigurisht që është emri i Jonathan Zebina, me të cilin ka pasur disa përplasje në të kaluarën.

E gjitha filloi në vitin 2006, me fanellën e Juventusit, kur të dy ishin shokë skuadre, në kohën e trajnerit Fabio Capello. Mbrojtësi francez hasi shumë vështirësi me Ibrahimovic në stërvitje, gjë që i ndezi keq gjakrat. Të dy u përballën dhe lindi një përleshje e dhunshme. Vetë Ibrahimovic do të raportonte më vonë, në autobiografinë e tij, se Zebina e pësoi keq.

Gjiganti suedez e goditi në fytyrë dhe e rrëzoi përtokë. Një “ko” me gjuhën e boksit. Rezultati? E tregon suedezi: E pashë dy orë më vonë në dhomën e masazhit me akullin e shtypur në fytyrën e tij. Ai do ta kishte njërin sy të nxirë për njëfarë kohe”.

Disa vite më vonë u inskenua akti i dytë i sherrit, këtë herë në Ligue 1, ku të dy u gjendën në një ndeshje PSG-Tuluzë, të vitit 2013. Kur u zëvendësua, Zlatan shkoi drejt pankinës dhe bëri me dorë gjestin e pistoletës (armës), që e drejtonte pikërisht drejt Zebina.

Një sjellje që u diskutua me javë të tëra, të cilën komisioni disiplinor i LFP nuk e kapërdiu dot, por e gjykoi si kërcënim. Sulmuesi suedez u thirr në komision për t’i kërkuar shpjegime. Të tilla shkëndija nuk u shuan kurrë mes të dyve, zemërimet nuk u varrosën dot. Zebina mbetet në listën e “armiqve”, Ibra nuk e harron kurrë, edhe pse dhunuesi fizik ishte vetë ai…

Related posts

E BUJSHME/ Kampioni i botës lë MESSIN jashtë listës për “Topin e Artë”…

Isa.Autor

Dështak në portë, “skifter” me femrat, historia e portierit të Liverpool (FOTO)

Sadik.Autor

NDALI KUKËSIN/ Shkëmbi: Jemi të tretët, për fat tani ndalet kampionati

Isa.Autor

Leave a Comment