Futboll Kategoria Superiore Sport

A KA PASUR TENSION MES OLSI RAMËS DHE DAJËS? Reagon drejtori i Partizanit: E vërteta është që…

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar lajmi se Olsi Rama dhe Ilir Daja janë përplasur pas ndeshjes së Partizanit me Vllazninë në Shkodër, ku të kuqtë u mundën 1-0. “Panorama Sport” kontaktoi me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, i cili e ka mohuar në mënyrë kategorike këtë gjë.

“Nuk kam pasur asnjë komunikim me trajnerin pas ndeshjes. Si rrallë herë në fakt, sepse zakonisht edhe bisedojmë. Por dje nuk kemi pasur pothuajse asnjë kontakt pas ndeshjes. Nuk e di nga ka dalë kjo gjë, por e vërteta është kjo që po ju them unë. Në të shkuarën edhe kemi biseduar, apo edhe diskutuar. Fundja ne të gjithë bëjmë një punë të caktuar dhe në punë nuk ka asnjë çudi të ketë edhe debate, por dje nuk ka ndodhur kështu. Është një gjë krejtësisht e sajuar”, deklaroi Rama.

Në fakt, gjatë bisedës gazeta mësoi se drejtori dhe trajneri ishin bashkë dhe e kanë marrë me të qeshur gjithë diskutimin, çka kuptohej edhe nga batutat që shkëmbyen në bisedën me “Panorama Sport” për këtë temë.

Related posts

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi i “Djajve të Kuq”: Messi ka një pikë të dobët që unë e di, prandaj…

Delo.autor

Franck Ribery drejt fundit të aventurës bavareze/ Francezi do të transferohet në Arabinë Saudite

Sadik.Autor

Shqipëri-Norvegji,/ Nordikët kalon në avantazh

Sadik.Autor

Leave a Comment