Futboll Sport

Zviceranët mbrojnë Granit Xhakën nga akuzat

Kritikat e ashpra për kapitenin e ri të Arsenalit, Granit Xhaka, ku Thiery Henry dhe Graeme Souness në televizionin “Sky” e krahasuan atë me një fëmijë 11 vjeçar që luan në park, janë kundërshtuar nga ekspertët zviceranë të futbollit Sforza dhe Huggel Balsam, shkruan blick.ch.

Si ekspert i TV kurrë nuk do përdorja krahasime të tilla, tha Beni Huggel, përcjell albinfo.ch. “Vërtet nuk ishte ndeshja më e mirë e Xhakës, këtë e kanë vërejtur edhe në Angli. Që ai nuk është gjithmonë perfekt, kjo është natyrë njerëzore. Megjithatë Graniti është lojtar i jashtëzakonshëm.”

Ish kapiteni i Kombëtares zvicerane të futbollit Ciri Sforza (48) gjithashtu thotë: “Graniti nuk është pa arsye kapiteni i Arsenalit. Kur ke kritika, kjo tregon se ti ke edhe cilësi. Graniti duhet të qëndrojë i qetë dhe kritikëve t’ua jap përgjigjen në fushë.”

Related posts

VAZHDON KAOSI TEK “KUQEZINJTË”/ Presidenti i Milanit: Për Donnarumma dhe Ibrahimovic vendos…

Delo.autor

FENOMENAL/ MBAPPE më i mirë se MESSI! E thonë statistikat… fiton 5-0

Isa.Autor

“KURTUA PRANDAJ ËSHTË PËR TË NA SHPËTUAR”/ Zidan: Hazard i mërzitur për dëmtimin, mezi priste të…

Delo.autor

Leave a Comment