Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E “GARDIANIT” LARG “SAN SIROS”/ Është 21 vjeç, Milani gjen pasuesin e Donnarumma në Portugali (EMRI)

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Milani duket se do të varet nga disa faktorë. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2021 dhe disa herë, muajve të fundit, është folur për një lamtumirë të mundshme. Pra, edhe kuqezinjtë po mendojnë për trashëgimtarin e tij.

Sipas “Jogo”, Luis Maximiano, një portier i datëlindjes 1999, është në fokus. Ai luan me Portugalinë U-21 dhe Sporting Lisboa, ku e ka fituar vendin e titullarit që nga mesi i sezonit. 21-vjeçari ka qenë pjesë e “Luanëve” që nga viti 2012, duke luajtur me ekipet e të rinjve, paralelisht edhe me kombëtaret e moshave.

Debutimi në ekipin e parë erdhi vetëm këtë sezon, kur i zuri vendin në Ribeiro. Ai është një nga portierët e rinj më të mirë në Europë, aq shumë sa, sipas gazetës portugeze, edhe Interi po e ndjek nga afër.

Related posts

NGA REAL MADRID TEK RIVALËT E UNITED/ Man City merr masa drastike për të ndalur transferimin e yllit…

Delo.autor

VJEN PROPOZIMI I PAPRITUR/ Mbappe të transferohet tek Liverpooli që të bëhet “mbret”

Delo.autor

AUTOGOL DHE PLAGË TË FRIKSHME/ Raphael Varane tregon “dhëmbët” e Suarezit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment