Futboll Seria A Sport

“I MUNGON SHUMË”/ Juventus-CR7, një mesazh misterioz tremb “Zonjën e Vjetër”

Edhe kur nuk luhet, gjendet një mënyrë për të folur për Cristiano Ronaldo-n. Kampioni portugez ndodhet në Madeira me familjen për të qëndruar afër mamasë, e cila ka patur një problem shëndetësor para pak kohësh.

Në ditët e kaluara kanë krijuar shumë debat disa fotografi të CR7 në shëtitje me familjen gjatë periudhës së karantinës. Ndërsa, tani, kanë qenë mesazhi i një miku që e kanë kthyer sulmuesin në qendër të vëmendjes.

Edu Aguirre, gazetar dhe mik i CR7, ka postuar videon e golit të realizuar nga Ronaldo kundër Juventus-it më 2 prillin e 2018-ës dhe e ka shoqëruar me një mesazh enigmatik:

“Sot mbush 2 vite. Cristiano preku qiellin dhe shkroi historinë, duke mrekulluar botën para se t’i thoshte lamtumirë Madridit të tij për gjithmonë (?). I mungon shumë”.

Related posts

ANCELOTTI NUK KA DILEMA/ Largohet nga pankina e Real Madrid në fund të edicionit

F.autor

SFIDA NDAJ ROMËS/ Pioli merr dy lajme pozitive, rikthehet në stërvitje ylli…

Delo.autor

VIDEO/ Futbollisti i propozon për martesë të dashurës, por shihni mënyrën e veçantë që ka zgjedhur

Q.Autor

Leave a Comment