Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E MESFUSHORIT DREJT FUNDIT/ Paqueta larg Milanit, destinacion surprizë për brazilianin

Lucas Paqueta ka rezultuar një dështim total këtë sezon te Milani, me brazilianin që nuk ka arritur thuajse në asnjë moment të rikthehet ai i sezonit të shkuar.

Gjendur në këtë situatë, fantazisti kërkon të largohet nga “San Siro” në mënyrë që të ketë më shumë hapësira aktivizimi dhe klubi më i fundit që ka shfaqur interes për të është Benfica.

Mediat në Portugali dhe Itali e bëjnë me dije lajmin, sipas të cilave luzitanët janë gati ta marrin në huazim, pasi nuk janë gati të paguajnë 30 milionë euro, që është edhe shuma që kërkon Milan. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse do të gjendet marrëveshja mes dy palëve.

Related posts

MJAFTON 1 MINUTË/ Shikoni si Barcelona e pëson falë një gafe në mbrojtje (VIDEO)

Delo.autor

KATAR 2022/ Manqedonia e Veriut mposht me përmbysje “Pancerat”, Italia dhe Franca bëjnë detyrën

Delo.autor

“DERBI” I SHQIPTARËVE/ Albi Doka sfidon 3 “kuqezinj” të tjerë, nga stoli e nis vetëm Kallaku

Delo.autor

Leave a Comment