Futboll Seria A Sport

SYNON PËRFORCIME NË TË MËDHA/ Juventus i fiksuar pas sulmuesit të Cityt, ofron shkëmbimin me këtë lojtar!

Juventus e ka vendosur prioritetin e merkatos së verës dhe ai është Gabriel Jesus. Bardhezinjtë duan ta sjellin në Torino brazilianin, i cili në Manchester është nën hijen e Sergio Agueros.

Për të siguruar shërbimet e sulmuesit, sipas “Calciomercato”, Juventus ka gati kartonin e Douglas Costa, si dhe para, po që ende nuk bëhet me dije shuma e saktë. Douglas Costa është përzgjedhur, pasi ai ka qenë me Guardiolën te Bayern dhe trajnerit spanjoll i pëlqen një lojtar më aftësistë e tij.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse City do të jetë i kënaqur me ofertën ekonomike të bardhezinjve, pasi sigurisht që Jesus vlen më shumë se Costa, mjafton të krahasojmë moshën e tyre, ku ish-i i Bayern numëron 29 vite mbi supe, ndërsa ish-i i Palmeiras vetëm 23.

Related posts

SERIA A/ Milan, 7 humbje në 17 ndeshje – ecuria më e dobët që nga 1982

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Serie A rinis më 31 maj dhe përfundon më 12 korrik

Delo.autor

Spalletti: Ne jemi Interi dhe s’duhet të kemi frikë nga askush

Q.Autor

Leave a Comment