Futboll Premier League Sport

TALENTI PREMTUES/ Sarri përfundon nën akuzë: Kam frikë për karrierën e tij

Problemi i Maurizio Sarri-t me rotacionin, të paktën nga sa është parë në tre vitet e kaluar te Napoli, është se kur trajnerit toskan ka ndryshuar titullarët, pothuajse asnjëherë nuk ka marrë rezultate pozitive. Një gjë normale, duke parë se sa më pak të luash, aq më e vështirë është të përshtatesh me skemat e stilin e lojës të skuadrës.

Por, te Chelsea, trajneri italian mund të përballet me një problem të kundërt. Si mund t’i shpjegohet Ruben Loftus-Cheek se, pavarësisht re golave të shënuar në Europa League, nuk do të luajë në kampionat kundër Burnley-t? Një vendim i mundshëm ky që ka shkaktuar shumë kritika për Sarri-n.

Mes tyre janë edhe ato të Peter Crouch, që në rubruikën e tij te “Daily Mail”, ka sulmuar trajnerin e Chelsea-t, i akuzuar se nuk e merr në konsideratë mesfushorin e tij, sepse nuk është një blerje e re. “Ka luajtur vetëm 33 minuta në kampionat dhe do të ishte demoralizuese për të po të mos ishte as në stol pasi tre golave të shënuar në Europa League”, ka shkruar Crouch.

“Si mund të ndodhë një gjë e tillë? Problemi është se Loftus-Cheek është një i ri që vjen nga ekipi i moshave dhe kjo ka bërë që të mos marrë rëndësinë e duhur. Nëse do të ishte një blerje e re, i marrë nga Chelsea për 35 milionë sterlina (40 milionë euro), do të luante më shumë”, ka vazhduar ish-sulmuesi anglez.

Kritika e Coruch mund t’i referohet Jorginho-s, i marrë nga Sarri te Chelsea, i cili ka luajtur çdo ndeshje të kampionatit deri tani. Sulmi tjetër ka ardhur nga Glen Hoddle, ish-trajner i Anglisë, që, sipas “Daily Mirror”, ka këshilluar Loftus-Cheek që të largohet nga londienzët nëse kjo situatë do të vazhdojë.

“Fakti është se Sarri nuk e ka zëvendësuar para minutës së 90-të në Europa League ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend ta aktivizojë në kampionat. Jam i shqetësuar për karrierën e djaloshit. Nëse nuk do t’i jepet mundësia që meriton, do të bënte mirë të largohej. Është një talent dhe, për të mirën e kombëtares, duhet të shkojë diku tjetër”, ka thënë Hoddle.

Historia e Sarri-t është e qartë. Nuk ka rrugë të mesme me lojtarët e tij. Ose titullar i palëvizshëm, ose rezervë. Situata e Loftus-Cheek e konfirmon qartë këtë, teksa rotacioni mbetet gjithmonë një problem për italianin.

Related posts

FRANCA I “MBYLLI DERËN”/ BENZEMA reagon ASHPËR kundër kreut të Federatës, kërkoj që të harrosh…

Isa.Autor

SHQIPËRI-MOLDAVI/ Gabon Mavraj, ja momenti i vështirë në zonën “kuqezi” (VIDEO)

F.autor

PSG festonte titullin, Neymar dëfrehej me Bruna Marquezinhe

Sadik.Autor

Leave a Comment