Futboll Premier League Sport

ENDE NUK E KA SHFAQUR POTENCIALIN E TIJ/ Talenti i Arsenal prek me fjalët për ish-ekipin: Gjithmonë do të më mungojë ai klub!

Verën e vitit të shkuar Arsenal shpenzoi plot 27 milionë euro për të sjellë në Londër Kieran Tirneyn, i cili kishte mahnitur me fanellën e Celtic dhe shihej si një ndër lojtarët më me shumë të ardhme.

Dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë 22-vjeçarin në sezonin e tij të parë me “Topçinjtë” dhe Tirney nuk e ka shfaqur ende potencialin e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sport”, skocezi ka prekur me fjalët e tij, pasi ka përmendur ish-ekipin.

“E them me bindje që largimi nga Celtic ishte vendimi më i vështirë që kisha marrë ndonjëherë dhe e dija se do të më mungonte gjithmonë Celtic, pa marrë parasysh se çfarë rrjedhe do të merrte jeta ime. Por më duhet të pranoj që shansi për të luajtur me Arsenalin ishte një sfidë dhe që kur e mora vesh interesimin e tyre, mezi po prisja të shkoja atje.

Nuk u transferova tek Arsenal për të jetuar në Londër. Erdha në Londër që të mund të luaja për Arsenalin. Më mungon gjithçka sa i përket Celtic. Dhe gjithmonë do të më mungojë. Jam shumë mirënjohës për çdo sekondë që kam kaluar duke luajtur për atë klub.”

Related posts

KATEGORIA SUPERIORE/ Vllaznia drejt transfertës “kurbinase”, Partizani pret në “shtëpi” Kastriotin

F.autor

“JAM I SIGURT SE…”/ Agjenti Mendes zbulon të ardhmen e CR7 dhe bënë parashikimin

Delo.autor

E BUJSHME/ Goditje e rëndë për FIFA dhe UEFA, nuk mund t’i ndëshkojnë themeluesit e Super League

Delo.autor

Leave a Comment