Futboll Sport

KORONAVIRUSI NË SERBI/ Shkeli karantinën, tre muaj arrest shtëpie për sulmuesin e kombëtares

Futbollisti serb, Aleksandar Prijovic është dënuar me tre muaj arrest shtëpie pasi shkeli karantinën e detyruar nga qeveria në vend për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Sulmuesi 29-vjeçar që luan në Arabinë Saudite me Al-Ittihad është shpallur fajtor, pasi doli nga shtëpia e tij Beograd gjatë orarit të izolimit të përcaktuar nga autoritetet.

Aleksandar Prijovic

Në Serbi është e ndaluar të dalësh nga shtëpia nga ora 17:00 deri në 5:00 të mëngjesit. Në këtë mënyrë, Prijovic bëhet futbollisti i parë që dënohet në Serbi, ndërsa më parë krerët më të lartë të shtetit kishin kërcënuar edhe yllin e Real Madrid, Luca Jovic.

(BalkanWeb)

Related posts

NGA ITALIA NË SHQIPËRI/ Talenti i Shpresave firmos për Laçin

F.autor

NDESHJA BARCELONA-LIVERPOOL/ Mourinho bën parashikimin: Ja skuadra favorite…

Delo.autor

Spalletti: Luajtëm mirë vetëm në pjesën e parë, ja pse nuk e aktivizova De Vrij

Isa.Autor

Leave a Comment