Futboll Seria A Sport

FORMA E SHKËLQYER E MBROJTËSIT/ Kërkohet nga Barça dhe klubet e Premier League, Inter vendos çmimin për Skriniar

Milan Skriniar është padyshim një ndër liderët kryesorë tek Interi, me sllovakun që gjithashtu është një nga lojtarët më të dashur nga tifozët zikaltër.

Paraqitjet e shkëlqyera të mbrojtësit, kanë bërë që shumë klube të interesohen për të. Barcelona, por edhe Manchester City e United nga Premier League duan ta kenë në ekip 25-vjeçarin.

Për Interin duket se Skriniar nuk është i pashitshëm, madje e ka edhe një çmim. “Tuttsport” zbulon se drejtuesit zikaltër kërkojnë 80 milionë euro për ta lënë të lirë Skriniar. Tashmë, është në dorën e Barçës, Cityt apo United, nëse do të ofrojnë shumën që kërkon klubi nga “San Siro”.

Related posts

HUMBJA NË SHKODËR I KUSHTOI STOLIN PANUCCIT/ Arlind Ajeti: Ja trajneri ideal për Kombëtaren

Delo.autor

TRANSFERIMI I DE LIGT? Klopp në hall, nis sherri në dhomat e zhveshjes së Liverpool-it

Delo.autor

ANGLEZËT “PUSHTOJNË” MADRIDIN/ Mbi 100 mijë tifozë për finalen e Championsit

Delo.autor

Leave a Comment