Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Ish-ylli i futbollit amerikan e lëpin gruan në fytyrë për t’ia mbartur COVID-19

Ish-ylli i futbollit amerikan (NFL-së), Jim Hill, po akuzohet nga bashkëshortja e vet se ia ka lëpirë fytyrën asaj, me qëllim që t’ia bartë sëmundjen ngjitëse, koronavirus.

Lori Lee, gruaja e Hill, pretendon se komentatori i njohur i sportit ishte bërë i dhunshëm ndaj saj gjatë një bisede në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Por Hill i ka mohuar akuzat përmes avokatit të vet.

“Jim Hill i mohon akuzat e Lori Lee për dhunë familjare”, ka thënë avokati i tij për TMZ Sport.

Në ankesën e saj, Lee shpjegon se ajo ishte shtrirë në dysheme duke e pritur Hillin ta godasë, por ai i kishte thënë asaj se ishte i infektuar me Covid-19 dhe më pas e kishte lëpirë në fytyrë, me qëllim për t’ia bartur sëmundjen. /Gazeta Express/

Related posts

Bukuroshja e portierit të Portos që po i çmend të gjithë (FOTO)

Q.Autor

Pochettino: Unë te Real Madridi? Futbolli do të më marrë ku të dojë…

Q.Autor

SËNDERBEU NIS PËRGATITJET/ Kërkohet përmbysja e madhe për mbijetesën, Memelli shkund lojtarët para “finaleve”

Delo.autor

Leave a Comment