Futboll Premier League Sport

NUK PO GJEN HAPËSIRA TEK “DJAJTË E KUQ”/ Fantazisti vendos, refuzon Arsenalin dhe do të…

Arsenal kërkoi të peshkonte te Manchester United të pakënaqurin Jesse Lingard, i cili ka pasur shumë pak hapësira dhe forma e tij ka qenë gjithnjë e në rënie.

Sidoqoftë, pavarësisht se trajneri Solskjaer nuk e ka në planet e tij, 27-vjeçari dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”. Kështu shkruajnë mediat angleze, sipas të cilave, Lingard e ka refuzuar Arsenalin dhe do të qëndrojë tek United.

Fantazisti ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me Manchester dhe nëse vendos të qëndrojë, atëherë do t’i duhet të rinovojë, pasi United nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero.

Related posts

URI PËR TROFE E PARA/ Ja premiot për 4 finalistet e Botërorit të Katarit

F.autor

Holandë-Gjermani, superpërballja ku X nuk vlen, Maqedonia për formalitetin e rradhës

Isa.Autor

KTHIMI I MARTINIT NË KRYE TË TEUTËS/ Reagon Hasanbelliu: Ai vetëm kishte paraqitur dorëheqjen, por…

Delo.autor

Leave a Comment