Futboll Sport

EURO 2020 NË RREZIK/ Pas shtyrjes mund të ndryshojë edhe formati i turneut

Pasi u shty për në vitin e ardhshëm, Euro 2020 rrezikon të ndryshojë edhe formatin. Për herë të parë në histori turneu më i rëndësishëm i futbollit në kontinentin e vjetër duhej të zhvillohej I shpërndarë në 12 stadiume të shteteve të ndryshme. Por ky plan mund të mos jetë plotësisht i realizueshëm. Lajmi bëhet I ditur nga “Daily Mail”. Sipas të përditëshmes angleze, disa prej stadiumeve që duhet të presin ndeshjet, sidomos ai i Romës dhe i Bilbaos kanë firmosur kontrata për aktivitetet të tjera ekstra futbollistikë gjatë periudhës kur do të luhet Kampionati Europian verën e ardhshme.

Uefa

Kjo gjë pritet të ndryshojë formatin e kompeticionit, ose të paktën stadiumet që do të presin sfidat. Në lidhje me këtë çështje, “Daily Mail” kontaktoi një nga zëdhënësit e UEFA, që nuk konfirmoi, por as përgënjeshtroi lajmin. “Në këtë moment kemi plan të ruajmë të njëjtën impiante sipas kalendarit të parashikuar për vitin 2020. Por kalendari i ri nuk është konfirmuar ende. Jemi në kontakt me 12 qytetet pritës dhe shumë shpejt do të kemi njoftime”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i UEFA-s.

Related posts

ËSHTË 34-VJEÇ/ Ronaldo i kaloi 92 metra brenda 10 sekondave (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Verona shënon golin e parë ndaj Juventusit (VIDEO)

Sadik.Autor

Allegri: Unë dhe Tagliavento? Kjo ishte një javë komedie e gjatë…

Sadik.Autor

Leave a Comment